Në faqen zyrtare të NATO-s është zbardhur biseda që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Haradinajt ia ka bërtë sërish të qartë se ideja e ushtrisë është me rrezik, e ndërsa Vuçiçi-t i ka thënë se ka dialogu mbetet e vetmja mënyrë për paqe mes dy vendeve. Por krijimi i ushtrisë së Kosovës i ka tërbuar serbët, të cilët tani përballen edhe me tarifën 100% ndaj produkteve serbe. A do rritet konflikti Kosovë serbi? Mos ndoshta NATO po mban këtë qëndrim për të mbajtur frerët e Serbisë?
Përmes një deklaratë Stoltenberg shprehet: Sot kam folur me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Haradinaj, i kam informuar rreth takimit të djeshëm mes ministrave të Jashtëm të NATO-s për vendet e Ballkanit Perëndimor. Theksova se Beogradi dhe Prishtina duhet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, duke shmangur çdo deklaratë apo veprim provokues.
Me zotin Haradinaj, theksova se transformimi i FSK-së në një ushtri është një veprim i paarsyeshëm, kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të sjellë pasoja negative në perspektivat e Kosovës për integrimin euroatlantik. E përsërita se nëse mandati i FSK-së duhet të evoluojë, duhet fillimisht që NATO të shqyrtojë nivelin e angazhimit me forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu fola me presidentin Vuçiç ku i kërkova të largohen tensionet aktuale. I kujtova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitet dhe qëndrueshmëri në rajon. NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, i mandatuar nga OKB./ Tiranapost.al.
Haradinaj i vendosur edhe për ushtrinë. Ja çfarë i tha në telefon shefit të NATO-s
