Aktualitet

Zayn Malik flet për betejat e tij me ankthin

Zayn Malik ka folur hapur për luftën e tij me ankthin prej shumë kohësh. Në vitin 2016 ai anuloi një koncert në Capital Summertime Ball për shkak të një ataku ankthi. E dashura e tij, Gigi Hadid shkroi një letër në atë kohë për të mbështetur vendimin e tij të vendosjes së shëndetit në radhë të parë.

Së fundi, në një intervistë për Vogue, Zayn ka folur për problemet me ankthin dhe arsyet pse ka qenë larg publikut kohët e fundit. “Unë nuk jam shumë person social, sidomos kur bëhet fjalë për grupe të mëdha njerëzish. Kur të përgatitemi për të nxjerrë albumin e dytë, njerëzit do të njohin pak më shumë nga unë.” Edhe pse nuk është një person ekstrovert, Zayn është shprehur i ngazëllyer për promovimin e albumit të ardhshëm. “Më ngacmon ideja të di se çfarë mendojnë njerëzit. Ka kaluar një viti që kur jam shfaqur për herë të fundit me projektet e mia.”

/O.Zh/Tiranapost.al/