Aktualitet

Zambakët e ujit, pasuria e Liqenit të Shkodrës

Në Facebook dhe Instagram, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati publikon një video nga Liqeni i Shkodrës, i mbushur me zambakë teksa shkruan se është një nga pikat më të vizituara të zonës. Videoja ka të bëjë me një guidë, për të eksploruar zambakët e bardhë dhe të verdhë rreth liqenit. Videja është marrë nga programi Pushime on Top!

Liqeni i #Shkodrës, një nga pikat më të vizituara të zonës. Me një guidë turistike me kanoe shijoni bukuritë e tij rreth e qark. Do mrekulloheni me zambakët e ujit, në ngjyrë të verdhë ose të bardhë, që çelin nga mesi i majit deri ne fund të shtatorit. #Shkodër #pushimenëTop Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.