• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Zaevi tha ç’kishte dëgjuar për kufijtë, po Haradinaj çfarë u tha komikëve rusë që u shtirën si zyrtarë të lartë?


    Në rrengun e telefonatave fakte të dy komedianëve rusë ra edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Kryeministrin e Kosovës e kanë telefonuar jo një herë, por dy herë, në muajin janar dhe një herë në muajin prill. Russia 24 tv ka publikuar në Youtube videon, ku Haradinaj dëgjohet duke i premtuar mbështetje Poroshenkos, që në të vërtetë ishte një nga aktorët rusë.

    “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

    Pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

    “Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.
    Pas kësaj bisede, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në Tëitterin e tij ku i ka uruar fitore Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

    Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë./ Tiranapost.al. E.B

    Loja e komedianëve rusë, Zoran Zaev: “Përgjimi” ndjenjë e hidhur, u sqarova me fqinjët

    Komedianët rusë fusin spicat në Ballkan. Zaev merr në telefon Thaçin për t’u sqaruar se ç’ka thënë për kufijtë

    Bisedat e Zaev me komedianët rusë për kufijtë, Haradinaj: Askush nuk do na ndajë

    Zaev reagon pas përgjimeve me komedianët rusë: Thashë ç’kisha dëgjuar në media për kufijtë