• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Rajoni Të gjitha

    Zaev zbërthen marrëveshjen (në rrezik) për emrin me Greqinë: Kapitujt që ngrijnë nga JO-ja e BE


    “Nëse drita e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian shuhet, ne do të përjetojmë errësirë ​​këtu. Dhe mund të humbasim në këtë errësirë. Nëse radikalizimit dhe ringjalljes së nacionalizmit u jepet hapësirë, kjo do të dëmtojë shumë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka një problem, edhe Evropa ka një problem”.

    Vendimi për të mos çelur negociatat me Bashkimin Europian vë seriozisht në rrezik marrëveshjen e emrit të Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë. Në një intervistë Euronews-in grek në Shkup, kryeministri  Zoran Zaev i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme me 12 prill 2020, për shkak të JO-së së BE-së, thotë se janë disa kapituj, apo procese të marrëveshjes që janë të lidhura thellësisht me procesin e Integrimit.

    Zaev tha se janë disa artikuj të nënshkruar si pjesë e marrëveshjes me Greqinë në verën e vitit 2018 për emrin, që lidhen ngushte me përparimin e vendit dhe pranimin në BE.

    Ja çfarë thotë vetë Zaev:

    “Disa kapituj do ngrijnë sepse ato nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë ato, por janë të lidhur me njëri-tjetrin”.

    Zaev tha se pranimi në BE është mënyra e vetme që vendi të ecë përpara, jo vetëm Maqedonia e Veriut por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Ne nuk kemi asnjë alternativë. Nuk ka oferta të tjera që mund të shërbejnë si një alternativë. Ofertat e tjera nuk na japin demokraci, shtet të së drejtës dhe liri. Nëse drita e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian shuhet, ne do të përjetojmë errësirë ​​këtu. Dhe mund të humbasim në këtë errësirë” , thotë Zaev duke shtuar

    “Nëse radikalizimi dhe ringjallja e nacionalizmit do gjejnë hapësirë, kjo do të dëmtojë shumë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka një problem, edhe Evropa ka një problem”. Artikulli i publikuar nga Kathimerini/ Tiranapost.al.E.B

     

     

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post