• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zaev shkarkon mbi 50 drejtorë, opozita i quan lëvizje farsë


    Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar për shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe anëtarëve të ndërmarrjeve dhe agjencive shtetërore, sipas tij për shkak të mungesës së rezultateve në menaxhimin me këto ndërmarrje.

    Siç bëjnë me dije mediat maqedonase, në mesin e drejtorëve të shkarkuar nga detyra janë edhe disa të kompanive të mëdha energjetike, si: “MEPSO”, “ELEM”, “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë”, “Agjencia e Barërave”, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, të shtëpive të shëndetit, të institucioneve kulturore e të tjerë.

    Image result for zoran zaev

    Nga drejtorët e shkarkuar ka kuadro nga të gjitha partitë në pushtet, përfshirë edhe shqiptarë. Largimi i tyre është paralajmëruar kohë me parë nga kryeministri Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Fshesa”. Zaev ka thënë se shumë drejtues të institucioneve nuk kanë treguar rezultate, andaj edhe do të largohen nga detyra.

    Por, disa prej tyre largohen edhe për shkak të riformatimit të institucioneve, ku kanë ushtruar funksionet, siç është rasti me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, e cila transformohet në Agjenci të Sigurisë Kombëtare.

    Kohët e fundit Zaev është përballur me akuza të shumta jo vetëm nga opozita, por edhe nga opinion më i gjerë për mungesë të rezultateve në punën e qeverisë dhe mos realizimi i premtimeve të dhëna në fushatë.  Opozita i cilëson këto zhvillime si farsë./ Tiranapost.al. E.B