• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zaev reagon pas përgjimeve me komedianët rusë: Thashë ç’kisha dëgjuar në media për kufijtë


    Dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni. Ishte Zaev ai që foli edhe për çështjen e territoreve, duke treguar se kush qëndron prapa kësaj ideje.

    Duke folur për mediat një ditë pas publikimit të regjistrimeve me dy komedianët rusë, Zaev sqaron se nuk është në dijeni të një plani të fshehtë për ndarjen e Kosovës, por ka folur ato çfarë ka dëgjuar në media.

    “Unë edhe aty ku flas, them se kam dëgjuar. Askush me mua nuk ka ndarë informata të tilla, as pala kosovare, e as pala serbe, sepse ai është problem bilateral. Ne jemi këtu si miq që duan zgjidhje. Detaje me ne nuk ka ndarë askush, të gjithë ne kemi folur nga ajo që e kemi dëgjuar që është publikuar në media. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti”.

    Regjistrimet audio janë bërë në Gusht të vitit 2018 dhe Janar e Prill të vitit 2019. Por së fundmi, dy komedianët rusë me pseudonimet Vovan e Lexusov i publikuan bisedat në kanalin e tyre në YouTube. /Tiranapost.al/