Aktualitet

'Zaev poshtëroi vendin, ndërsa Tsipras dorëzoi të drejtën kombëtare'! The Guardian mbi grindjet për emrin e Maqedonisë

Qeveritë në Shkup dhe Athinë janë përballur me reagime të ashpra, një ditë pasi Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras ranë dakord për emrin e ri të Maqedonisë. The Guardian e konsideron këtë mosmarrëveshje prej vitesh, si armiqësia më e hidhur diplomatike në botë. Pak orë pasi homologët njoftuan se kishin arritur marrëveshjen e rëndësishme, me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, presidenti maqedonas Ivanov refuzoi të nënshkruante marrëveshjen.

"Vendimi im është përfundimtar,"citohet presidenti George Ivanov të ketë thënë në një konferencë shtypi në Shkup dhe qëndrimi i tij mbështetet nga opozita nacionaliste.

George Ivanov

Sipas Ivanov, marrëveshja ishte bërë më shumë për Greqinë, ndërkohë që qëllimi ishte për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në NATO dhe më pas në BE. Zyrtarë nga Brukseli, Londra dhe Uashingtoni reaguan me entuziazëm për marrëveshjen, ndër to sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg doli duke folur për Skai TV mbremjën e djeshme dhe mirëpriti marrëveshjen për emrin. "Shpresoj që dy vendet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjidhur këtë problem të gjatë. Kjo është me të vërtetë një marrëveshje historike nga politikanët të cilët kanë treguar guxim”.

Kundërshtimi i marrëveshjes u theksua edhe në Greqi. Si në Shkup, ku koalicioni i majtë i kryeministrit Zoran Zaev u akuzua se po e çonte vendin në një poshtërim kombëtar, kryeministri Alexis Tsipras dhe partia e tij e majtë Syriza u akuzuan gjithashtu për dorëzimin e të drejtave kombëtare.  Partia kryesore e opozitës atje njoftoi se do paraqiste votën e mosbesimit në parlament ditën e nesërme.

Por në një intervistë për televizionin shtetëror, Tsipras këmbënguli se marrëveshja sillte përfitime nga dy vendet.  'Vendi njihet në OKB si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por ndërkombëtarisht 140  vende e njohin si Maqedoni', ka thënë Tsipras duke shtuar se tani vendi do quhet Republika e Maqedonisë Veriore në nivel ndërkombëtar.

"Fakti se 140 vende e kanë njohur thjesht si Maqedoni dhe tani do e njohin si Republika e Maqedonisë Veriore, mendoj së është arritje e rëndësishme”. Sipas analistëve kjo çështje mund të shkojë me referendum nga dy vendet. / Marrë nga The Guardian, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

http://www.tiranapost.al/emri-ri-maqedonise-kathimerini-artikull-te-vecante-urimet-e-rames-dhe-bushatit/

http://www.tiranapost.al/27-vjet-konflikt-per-emrin-e-gjitha-per-aleksandrin-e-madh-u-lexoni-artikullin-e-bbc/

http://www.tiranapost.al/mireserdhet-ne-ballkan-ivanov-refuzon-marreveshjen-e-emrit/