Aktualitet

Zaev pas takimit me BDI; U siguruan nënshkrimet, qeveria e re në mars

Zaev pas takimit me BDI; U siguruan nënshkrimet, qeveria e re në mars

Vjen lajmi i shumëpritur për Maqedoninë, është arritur marrëveshja për të formuar qeverinë e re në muajin mars.

Lajmi u publikua nga mediat maqedonase që citojnë se Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili ndodhet në Sarajevë për vizite ka thën se janë siguar nënshkrimet për marrjen e mandatit.

Nga Sarajeva ai ka theksuar se tani duhet patjetër të arrihet marrëveshja për mënyrën se si do ndahen ministrant dhe krijimin e platformës reformuese të Qeverisë së ardhshme.

Zaev ndodhej në Sarajevë për të pranuar çmimin si “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”. Ai duhej të paraqitej në një seancë për rastin “Mitmarrja”, por sipas avokatit të tij ai nuk është paraqitur.

Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve Maqedonia do ta ketë qeverinë e re të kryesuar nga social demokratët”, tha Zaev.

Ai nuk beson se do të ketë protesta të organizuara nga VMRO DPMNE e kryesuar nga Gruevski si shenjë pakënaqësie apo shfaqje revolte.

“Ajo se do të ketë protesta apo bojkot nga VMRO DPMNE nuk do të ndodh, sepse siç e dini kur e majta vjen në pushtet atëherë ka dialog. Ne jemi të hapur për të biseduar për gjithçka dhe të arrihet një zgjidhje. Nuk ka nevojë për protesta. Nëse unë tani shtroj pyetjen pse duhen protesta askush nuk e di, madje këtë nuk e di as Gruevski, megjithëse paralajmëron protesta. Pse? Sepse shkojnë në opozitë pas 11 vitesh. Nëse dëshirojnë pa arsye të mbajnë protesta atëherë le të shëtisin pak rrugëve “, tha Zaev.