• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zaev i përgjigjet ftesës ruse për t’u bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Eurasian


    Ditën e djeshme, përfaqësuesi i përhershëm rus në Bashkimin Europian u bëri ftesë dy vendeve ballkanike, Shqipërisë dhe maqedonisë së Veriut që të bëhen pjesë e bashkimit Ekonomik Euroazian, duke thënë se dy vendet do të gjejnë mirëkuptim nga EEU. Kjo ftesë erdhi vetëm një javë pas vendimit të Këshillit Europian për të mos çelur negociatat e dy vendeve me BE-në.

    Për këtë ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili i pyetur mbrëmë rreth kësaj ftese nga gazetarët maqedonas u përgjigj: Ne as nuk e morëm atë thirrje, as nuk na shkon ndërmend. Nuk ka ftesë të tillë dhe shpresoj të mos vijë.

    Kryeministri Rama ende nuk e ka komentuar këtë ftesë, por kujtojmë se të martën që kaloi, PS depozitoi në Kuvend një projekt rezolutë ku kërkohet një ligj dhe mekanizma se si të mbrohemi ndaj ndërhyrjes ruse, dezinformimit dhe financimeve ruse ndaj partive politike.

    -Unioni Ekonomik Eurasian është një bashkim ekonomik i shteteve të vendosura në Azinë Qendrore dhe Veriore dhe Evropën Lindore. Traktati për Bashkimin Ekonomik Eurasian u nënshkrua në 29 maj 2014 nga drejtuesit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 Janar 2015. / Tiranapost.al.

    Rusia nuk humb kohë! European Western Balkans: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u vjen një ftesë për t’u anëtarësuar në EEU

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post