• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Te gjitha

    Young vazhdon kontratën për një vit te United


    Ashley Young ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin edhe për një vit.

    Anglezi do të jetë i lidhur me klubin anglez deri në qershorin 2020 pasi në kontratën paraprake kishte vetëm pak muaj deri në skadim.

    33-vjeçari i është bashkuar Djajve të Kuq në vitin 2011 nga Aston Villa pas 228 paraqitjeve, ku shënoi 17 golave.

    Anglezi në këtë sezon ka qenë në mesin e më të mirëve te Man Utd këtë sezon, në 25 paraqitje në Ligën Premier ka shënuar vetëm një gol, por ka dhuruar edhe dy asistime.

    Në verën e 2018 mbrojtësi ndihmoi Përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror që të arrijë gjysmëfinale.

    Young për Anglinë është paraqitur në 39 ndeshje, ku ka arritur të shënojë shtatë gola.

    Lojtari karrierën e ka filluar te Watfordi, gjatë katër sezoneve realizoi 22 gola në 110 ndeshje./XH.K