• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ylli Manjani: Pse nuk do dënohet Saimir Tahiri


    Statusi në Facebook i ish ministrit të Drejtësisë  Ylli Manjani:

    Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.

    Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.

    Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.

    Herët a vonë akuzat pa prova bien.

    Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.

    Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.

    Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

    Po me shpërdorimin e detyrës?!

    Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!

    Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

    E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

    E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.

    Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.

    Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.

    Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

    Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

    Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

    Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.

    Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër.

    Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!!

    Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci./ Tiranapost.al. 

    E plotë/ Biseda e Tahirit me gazetarët pas gjyqit për pyetjet: Nëse të dënojnë…, 20 milionat në fushatë…, dhe shefin e madh

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690