• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Ylli i PSG pranon publikisht: Kam bërë sherr me Neymar


    Kohë më parë media franceze “La Parisien” bëri me dije se Julian Draxler dhe Neymar ishin përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, pas humbjes 3-2 ndaj Montpellier.

    Debati ishte aq i ashpër saqë u desh ndërhyrja e trajnerit Thomas Tuchel për të shuar këtë sherr me dy lojtarëve.

    “Kush je ti që më flet në atë mënyrë? E vetmja gjë që di të bësh është të pasosh për të tjerët”, mësohet t’i ketë thënë Neymar gjermanit.

    Vetë Draxler u ndal të flasë për këtë temë, pas fitores 8-0 të Gjermanisë ndaj Estonisë për Euro 2020.

    “Kisha mosmarrëveshje me të, ashtu siç mund të ndodhë me të gjithë. Nëse nuk bie dakord për diçka, nuk ka rëndësi kë ke përball. Tonet e zërit u ngritën dhe fjalët e kaluan cakun, por gjërat u qetësuan më pas”, tha Draxler, duke konfirmuar problemet në dhomat e zhveshjes me Neymar. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690