Aktualitet

Yes, në të gjithë rajonin do flasim si n'shpi, miratohet marrëveshja për Roaming

Yes, në të gjithë rajonin do flasim si n'shpi, miratohet

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu ka njoftuar sot në Instagram heqjen e shërbimit Roaming për të gjitha vendet e rajonit. Kjo është fitorja e parë e Bregut, pas negociatash dhe me përmbylljen në samitin 'Digjital' në Beograd të këtij vendimi që në fakt do të na e lehtësojë jetën të gjithëve dhe do shtojë bashkëpunimin.

Foto nga Samiti në Beograd.

Qëllimi i rajonit është bashkëpunimi ekonomik, lehtësira tregtare dhe heqje taksash. Ky është hapi i parë pozitiv kështu që nuk do jetë më nevoja të blejmë numra të rinj telefonësh apo të kemi nevojë për shërbimin Roaming kur udhëtojmë në rajon, në vendet: Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Kosovë dhe Serbi.

Marrëveshja Rajonale për shërbimin Roaming do të ulë kostot duke filluar nga korriku i këtij viti, duke i hapur rrugën “Fol si n’shpi (RLAH) me kosto zero në vitin 2021.

Marrëveshja Rajonale për Roamig ka një vlerë simbolike të rëndësishme për rajonin, pasi ndjek linjën e harmonizimit me BE. Ndërkaq, vlera e saj qëndron gjithashtu në faktin se kjo marrëveshje ka një impakt direkt dhe të menjëhershëm tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke bërë që ata që përfitojnë dhe të kursejnë.

Kujtojmë deklaratën e Bregut kur u mbajt raundi i dytë në Bruksel për Marrëveshjen Rajonale për Roamig (RRA2) për Ballkanin Perëndimor:

“Nëse ne duam që njerëzit të kuptojnë impaktin real të përpjekjeve tona, në promovimin e bashkëpunimit rajonal, atëherë le ta nënshkruajmë këtë marrëveshje në muajin korrik. Kjo ishte edhe logjika që u përdor në Europë më shumë se 50 vjet më parë për tregun unik pa kufij. Kështu duhet të jetë i prekshëm edhe rezultati i Marrëveshjes Rajonale për Roamong “Fol si n’shpi”, i cili do të ketë impakt në lidhjen mes njerëzve, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ku qytetarët meritojnë përfitime si çdo qytetar tjetër i BE-së”.

Më poshtë keni foton nga Samitit dhe postimin e Bregut në Instagram./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/fol-si-nshpi-bregu-negocion-ne-bruksel-per-roaming-ne-ballkanin-perendimor/