Aktualitet

Xing rrobash. Kujt i shkojnë më shumë?

Dikur vishnin njerëzit çfarë të donin dhe nuk diskutoheshin gjatë për ç`vishnin. Tani ka Instagrame dhe aty të shikojnë të gjithë. Mos të guxojnë gocat të vishen njëlloj se tak i kap një sy. Dy çifte gocash zgjodhën të njëjtën javë për të njëjtën veshje.

xhensila

Të sapomartuarës Xhensilë nuk i mjaftuan fotot e dasmës, sa e sa sete radhazi. Ajo po bën edhe ca foto vetëm pa burrin. Në disa prej tyre u shfaq me kostum. Pantallonat e gjera dhe xhaketa e gjatë janë tendenca e fundit. Po njëlloj u vesh edhe Juliana Pasha. Kostumi i saj dhe i Xhensilës ndryshonte vetëm nga masa.

juliana

odeta

Nëse dy vajzat e kostumit e mirëpritën vjeshtën ka nga ato që ruajnë detajet e pranverës dhe verës. Kjo është një tjetër tendencë e këtyre ditëve. Kush më mirë se vajzat që i dedikohen modës gjatë gjithë ditës, mund t`i ndjekin rregullat me përpikmëri? Si Marigona edhe Odeta janë veshur me fustanin e lehtë, pak mbi kyç, me cep e plot lule. Njëra e veshi me balerina e tjetra me gjysmëçizme. I pranonte të dyja variantet ky fustan.

marigona

Kur ndjek modën do kesh dhe përplasje, s`ke ç`bën. Po siç gjyshet thonë, te çdo vajzë rrobat kanë lezetin e vet.

/f.h/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]