• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Xhihadisti shqiptar vritet gjatë luftimeve në Siri


    Një shqiptar xhihadist ka mbetur i vrarë ndërsa luftonte për organizatën e quajtur Hayat Tahrir Al-Sham, që ndodhet me bazë në Sirinë veriperëndimore.

    Shqiptari i vrarë është identifikuar si Ron Eminin, ndërsa mediat pro-opozitare bëjnë me dije se ai mbeti i vrarë nga Ushtria Arabe Siriane në qytetin e Kabanit, në Latakia-n verilindore.

    Kabani është sulmuar vazhdimisht ditëve të fundit, pasi Ushtria Arabe Siriane përgatitet të sulmojë pjesën jugor të qytetit.

    Ndërkohë që nuk dihen të tjera detaje lidhur me përfshirjen e shqiptarit në grupin e xhihadistëve./ Burimi Almasdarnews/ Tiranapost.al

    *Hayat Tahrir Al-Sham njihet si al-Qaeda në Siri.