Aktualitet

Xhelozia, si motiv i vrasjes së nënës me tre fëmijë në Durrës

Xhelozia, si motiv i vrasjes së nënës me tre fëmijë

Lulzim Cuku është 45 vjeçari i cili mbrëmë qëlloi tre herë me thikë gruan e tij, nënën e tre fëmijëve, dy vajzave 7 dhe 10 vjeç dhe djali vetëm 2 vjeç. Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar menjëherë policinë për ngjarjen e rëndë.

Burime nga grupi hetimor kanë treguar se xhelozia mund të jetë shkaku i vrasjes së gruas së tij, Manjola Cukut (Lika) 33 vjeçe.

45 vjeçari shkonte herë pas here në Greqi ku punonte si emigrant. Pas ngjarjes së rëndë, ai është larguar nga shtëpia. Policia po e kërkon.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit./ Tiranapost.al. 

Lulzim Cuku

http://www.tiranapost.al/krim-i-rende-ne-nje-familje-ne-durres-burri-vret-gruan-me-thike-dhe-arratiset/