• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Xhelozia çon burrin drejt aktit ekstrem. Godet për vdekje gruan dhe pastaj vetëflijohet


    Dy bashkëshortë humbën jetën mbrëmjen e së premten për shkak të xhelozisë. Daut Gjokola, 53 vjeç raportohet se qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten 49-vjeçare Lule Gjokola dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i pallatit ku banonin.

    Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, pas një konflikti për motive të dobëta, që lidhen me xhelozinë e autorit të krimit.

    Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

    Mësohet se çifti ka lënë pas dy fëmijë, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690