• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Xhamat e zinj në makina: Si mund t’i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetarëve


    Një zgjidhje përfundimtare do ti jepet shqetësimit të qytetarëve lidhur me përdorimin e xhamave të errët në makinat e tyre, që jo në pak raste kanë qenë shkak për gjoba e penalizime. Gjatë një interpelance në platformën e bashkëqeverisjes, ministrja Balluku tha se do të gjendet një zgjidhje ligjore, me bashkëpunim edhe më ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, siç tha ajo:

    “Për të gjetur mënyrën sesi së bashku të vendosim një kuadër rregullator dhe ligjor që kjo problematikë të mos kthehet më”, duke shtuar se qytetarëve do u ofrohen ato çka është e drejta e tyre për ta gëzuar.

    Nga takimi me qytetarët, u njoftua se menjëherë do të merren masat për zgjidhjen e problematikës. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja i cili gjithashtu ishte i pranishëm tha se ekziston një variant i mundshëm për zgjidhjen e shqetësimit. Ai propozoi hartimin e një moduli online ku të tregohen hapat dhe rregullat që duhen ndjekur për këdo që kërkon të instalojë xhama të errët në makinë.

    “Është tërësisht në tagrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që dhe në konsultim me palë të tjera që të dalim me një udhëzim që mund të ishte i shpejtë. Mund të ishte ky një variant i parë. Vendim i dalë shpejt i cili rregullon kompetencat tagrin e veprimtarisë në këtë rast për të zgjidhur këtë çështje e cila nëse do t’i ngarkohej DPSHTRR për shkak se dhe për fat jemi në përfundim të implementimit të përditësimit më të mirë historik të sistemit të regjistrit kombëtar të mjeteve të DPSHTRR”./ Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690