SPORT

Xhaka dhe Shaqiri mund të bëjnë shqiponjën sa herë të duan! FIFA shpërfill Serbinë

FIFA nuk merr parasysh kërkesën për dënimin apo ndëshkimin e dy futbollistëve me origjinë shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët pasi bënë dy gola në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, bënë me duar simbolin e shqiponjës, gjë të cilën e kanë përshkruar si gjest momenti, për shkak të emocioneve nga fitorja. Sipas lajmit të fundit, FIFA nuk do ndërmarrë asnjë veprim ndaj tyre përveç gjobave, nga 10 mijë franga.  Federata serbe kishte kërkuar dënim për Xhakën dhe Shaqirin. Por Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në ndeshjen me Kostarikën. Nga dënimi shpetoi edhe kapiteni i Zvicrës, Lichsteiner, vetëm me 5 mijë franga gjobë. / Realizuar për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

http://www.tiranapost.al/foreign-policy-per-ndeshjen-zvicer-serbi-per-boten-ishte-thjesht-nje-ndeshje-por-per-shqiptaret-krenari/