Politikë

Xhafellari në Kushtetuese/ Kundërvënia brutale e Metës, na bën të ndjehemi keq për të

Xhafellari në Kushtetuese/ Kundërvënia brutale e Metës, na

Një dekretim kundër ligjit e quan zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, vendimin e Presidentit Meta për zgjedhjen e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese. Ajo shkruan se kjo ‘kundërvënie brutale’ ndaj drejtësisë e Metës e bën të ndihet keq për të si President. Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin dekreti i tij është një tregues se ai është renditur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook:

Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste. Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtësia.

Kush është Marsida Xhaferllari

Emri i Marsida Xhaferllari hapi jo pak debate në politikë. Ajo është partnerja e ish-deputetit të PD-së, Enkeled Alibeaj dhe ka qenë inspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur atë e drejtonin presidentët Nishani apo Meta.

Opozita thotë se Ardian Dvorani dhe Arta Marku i dhanë në mënyrë skandaloze, zero pikë gjatë procesit të klasifikimit në KED. Dvorani u kritikua nga Meta pasi sipas presidentit, në vend që t’ia dërgonte në të njëjtën kohë listat me kandidatët e pikëzuar të gjitha institucioneve, Dvorani ia ka nisur ato vetëm presidencës dhe gati dy javë më vonë Parlamentit, siç pretendohet. Meta bllokoi procesin e dekretimit të anëtarit të dytë, prandaj Arta Vorpsi u emërua automatikisht./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ringrihet-pas-dy-vitesh-kushtetuesja-sapo-mberrin-ne-shqiperi-meta-dekreton-marsida-xhaferllarin/

http://www.tiranapost.al/marsida-xhaferllari-anetare-e-kushtetueses-ps-meta-e-pa-ligjin-si-loje-shahu/

http://www.tiranapost.al/tre-argumente-ligjore-qe-e-bejne-nul-dekretin-e-metes-per-kushtetuesen/