Aktualitet

Xhafaj takon zv.koordinatoren e Antiterrorit në SHBA, firmoset memorandum bashkëpunimi

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka takuar në kuadër të vizitës të tij zyrtare në SHBA, zv. Koordinatoren e Antiterrozmit, Alina Romanowski. Takimi është fokusuar në përpjekjet e Shqipërisë për të parandaluar fenomenin e radikalizmit dhe esktremizmit të dhënshëm, si edhe forcimi i luftës kundër terrorizmit.

Ministri Xhafaj e njohu zv.koordinatoren lidhur me reformat e tjera të rëndësishme në luftë kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandimit të emigrantëve etj.

Mes palëve është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në nivel qeveritar që ka për objektiv luftën kundër terrorizmit. K.H/ tiranapost.al