Aktualitet Te gjitha

Xhafaj reagon për akuzat: Audio është një mashtrim, shpresoj që PD të mos jetë organizatorja


Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj doli në një deklaratë për mediat dhe tha se audio-përgjimi i PD-së (ku vëllai i tij Agron Xhafaj shfaqet si trafikant droge) është një mashtrim dhe se shpreson që PD të mos jetë organizatorja e gjithë kësaj.

Xhafaj: Ne lidhje me pozicionin tim si ministër i Brendshëm, dhe në lidhje me raportin e drejtësisë  Italiane pë vëllanë tim, Opozita kërkon që të më vendos para përgjegjësisë morale. Unë nuk doja të harxhoja energji kështu siç po e  bëj tani, Sharlatan, shantazhues  dhe shpikës për shumë arsye nuk e meritojnë që tu shpjegohesh, këto kategori  kërkojnë përbuzje. Por si funksionar i lart publik po vendos sot veten time përball qytetarëve të ndershëm. Si i akuzuar se vëllai im është i lidhur me trafikun e drogës, qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të mësojnë se kush është ministri i tyre i Brendshëm, serioziteti më detyron që këtë shpjegim ta bëj në bazë të fakteve dhe provave.

Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim, ai ka marr një dënim në Itali. Disa herë në disa vite rresht nga 2002 deri më sot kamë bërë deklarata në lidhje me këtë çështje, kushdo mund ta vërtetojë.

Ngjara ka ndodhur në 2002, drejtësia italiane  e ka ndaluar për 1 muaj, në atë kohë unë kam qenë ministër i  qeverisë së Pandeli Majkos të cilit i kamë kërkuar dorëheqje. Pasi është sqaruar kjo situatë Majko nuk e pranoi dorëheqjen time.

 Vëllai im nuk ju fsheh drejtësisë. Jo vetëm sot por asnjëherë posti im nuk ka ndikuar në pengimin e drejtësisë. Si një vëlla i përgjegjshëm unë kam bërë çfarëdo që kam pasur në dorë bazuar në vlerat e familjes sime, im vëlla shumë shpejt ju kthye normalitetit duke ndërtuar familjen e tij me mund dhe me djersë, unë nuk i kam krijuar kurrë favore.
Sot unë dhe familja ime jemi goditur shumë shpirtërisht, ne do të gjejmë forcë për ta përballuar  në mënyrë që t’ia bëjmë më të lehtë nënës , bashkëshortes dhe fëmijëve të tim vëllai.

Në përputhje me ligjin shqiptar në fuqi, rrjedhimisht në Shqipëri, për asnjë shkak Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Në këtë kontekst a ka dikush që mund të më tregoj mua si qytetar dhe si ministër i Brendshëm se unë kam bërë faj apo nuk kamë bërë mire, kasta e politikës nuk di të bëj gjë tjetër vetëm se të flas se çfarë bën vëllai motra babi i një ministri

Miqtë e mi, mos prisni  që unë të merrem me vëllanë apo bashkëshorten e dikujt në politikë. Nga babi im kam marrë një porosi: mos u bëj njerëzve atë që nuk do të doje të ta bënin ty të tjerët.

Lidhur me falsifikimin e nenit është diçka qesharake dhe këta njerëz janë pa pikë personaliteti, nuk kam aspak respekt për ta. Unë akuzohem se për të shpëtuar vëllanë tim kam ndryshuar nenin, dhe për këtë motiv Parlamentit i është dërguar drafti që supozohet se kam falsifikuar unë, dhe tani disa deputetë sylesh pranojnë se ua hodhi Fatmir Xhafaj.

Nuk ka asnjë kontribut timin në këtë draft, por e mbështes fort këtë nen si pjesë të kushtetutës, ky është një standard ndërkombëtar që nuk e kemi vetëm ne dhe se zbatohet në shumë vende.  

Audio përgjimi është një mashtrim, shpresoj që PD mos të jetë organizatorja e të gjithë kësaj. /Tiranapost.al