• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Xhafaj nga Vlora paralajmëron goditje të grupeve kriminale


    Esencë editori/Në kulmin e sezonit turistik,  ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte sot në Vlorë ku diskutoi me drejtues të policisë ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale. Xhafaj gjithashtu inspektoi nga afër Portin e Vlorës dhe menaxhimin e udhëtarëve që vijnë nga Italia. Ministri kërkoi shërbim cilësor dhe komunikim etik të stafit të portit me udhëtarët.

    Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

    Në fokus të takimit ishin masat e marra nga policia dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

    U diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

    Gjatë takimit, u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorës dhe ekipin e ri drejtues.

    Gjatë vizitës së ministrit në port, u bë e ditur se policia Kufitare në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

     

     

    Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet njoftimit të ministrisë së Brendshme. Copyright Tiranapost.al.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post