Kryesore Politikë Te gjitha

Xhafaj në Twitter: Lajmi i mirë që më dha Donald Lu


Pas takimit 90 minutësh me ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj shkruan se Lu i dha një lajm të shumëpritur. Ekspertët e FBI vijnë së shpejti në Tiranë.

“Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”

Ndër të tjera Xhafaj shkruan se të dy ambasadorët kanë mbështetur strategjinë e re në luftën kundër krimit të organizuar.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar.”/ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Statuset e ministrit Xhafaj në Twitter.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *