• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Xhaçka: Do ndërtojmë çdo banesë në Durrës e Thumanë. Kreu i Emergjencave të BE: S’ikim derisa të vlerësojmë çdo dëm


    “Ne shqiptarët kemi një shprehje, ‘Miku i mirë njihet në kohë të vështira’”. Me këtë shprehje nisi deklaratën ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila vlerësoi ndihmën e dhënë nga BE-ja për të prekurit nga tërmeti.

    Xhaçka u shpreh: “Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”.

    Ndërsa drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum, tha se se ekspertët nga vendet e BE-së dhe OKB-ja po vijojnë kontrollin e çdo banese që shqiptarët të jenë të sigurt.

    “Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithçka. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha ai./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post