• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    ‘WorldsMarathons’ shkruan për Maratonën e Tiranës: Eventi më i madh në kryeqytetin shqiptar


    Tirana edhe këtë vit “vrapon” në edicionin e katërt të maratonës, që pritet të mbahet më 13 tetor. Por duket se pjesëmarrja e lartë e kanë përfshirë Maratonën e Tiranës tek maratonat më të njohura në botë.

    Faqja e njohur e maratonave, https://worldsmarathons.com/ shkruan për edicionin e katërt duke e quajtur  “Gjysmë Maratona e Tiranës” si eventin më të madh sportiv në kryeqytetin shqiptar.

    Ky event, i cili tashmë po kthehet në një traditë, është aprovuar nga Federata Botërore e Atletikës, si dhe nga federata shqiptare. Në këtë edicion, gara në Maratonën e Tiranës është e organizuar për 3 kategori: Gjysmë maratona (21 ), Tirana 10 K, dhe “We too”, e cila është më shumë një kategori motivuese sesa garuese. Itineraret e reja, të certifikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke bërë që gara të jetë jo vetëm sfiduese, por edhe argëtuese. Qytetarët e Tiranës dhe të huajt do t’i bashkohen kësaj gare, por edhe një ditë festive, me aktivitete kulturore dhe artistike. Për fituesit do jepen çmime.

    Për tu regjistruar këtë vit, kliko në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë. Pasi të bësh aplikimin, duhet të tërheqësh baxhën, duke paguar një tarifë prej 6 eurosh. Tiranapost.al. E.B

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690