• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 21 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha TIP top

    ‘Workplace Burnout’ po kthehet në epidemi. Çfarë është dhe ç’duhet të dimë për të


    Që nga futja në leksikën kulturore në mesin e viteve 1970, burnout (kolapsi fizik ose mendor i shkaktuar nga mbingarkesa ose stresi) po kthehet në epidemi, nëse për shumicën, të paktën për ata që punojnë në orarin 9 me 5. Tashmë ky term po njihet gjerësisht si fenomen profesional. Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, burnout shkaktohet nga stresi kronik në vendin e punës dhe që nuk menaxhohet mesukses.

    Por cilat janë simptomat? Sipas OBSH, ky lloj kolapsi mund të diagnostikohet nëse pacienti shfaq këto simptoma:

    Ndenja shterimi energjie ose lodhje, ndjenjat e negativitetit ose të cinizmit ndaj punës së dikujt dhe ndalimi i efikasitetit profesional. Këto janë shenjat kryesore ndonëse ka edhe shenja të tjera si shëndeti i dobët mendor dhe fizik, distancimi nga kolegët e punës apo edhe të shoqërisë si dhe stresi që shkaktohet nga ambienti i punës.

    Ekspertët e shëndetësisë thonë se ky fenomen profesional që ka arritur të rritet shumë këto kohë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim. Sidomos për kompanitë që punësojnë njerëz, me pronarët që duhet tu japin më shumë prioritet dhe më ekuilibër mes punës dhe jetës personale të punonjësit.

    Për të filluar trajtimin e stresit kronik lidhur me punën, profesori i mjekësisë mendore dhe trupore në Shkollën Mjekësore të Harvard, i cili nënvizon se stresi i punës është përkeqësuar vitet e fundit për shkak të qëndrimit më orë të zgjatura para ekranit, këshillon që të bëjmë këto gjëra: Të meditojmë, të ushtrojmë aktivitet fizik për 10 deri në 20 minuta, dhe largimi i mendjes nga puna në kohën jashtë orarit zyrtar. Vogue/ Tiranapost.al. E.B