SPORT

Woodward refuzon rekomandimin e Fergusonit për drejtor sportiv

Woodward refuzon rekomandimin e Fergusonit për drejtor sportiv

Sir Alex Ferguson i ka rekomanduar Manchester Unitedit transferimin e ish-anëtarit të Evertonit, Steve Walsh, si drejtor sportiv, mirëpo kjo ide është refuzuar nga Ed Woodward.

Kur Jose Mourinho u shkarkua në dhjetor, u pa se te Djajtë e Kuq nuk ishte problemi vetëm te trajneri, por edhe te transferimet që kanë bërë ndër vite.

Ole Gunnar Solskjaer e mori drejtimin e skuadrës, por nuk arriti më shumë se pozitën e gjashtë në Ligën Premier, duke dështuar të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sir Alex Ferguson besohet se ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që ta transferojnë Walshin që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Leicester Cityt, mirëpo Woodward ka plane të tjera.

Është Edwin va nder Sar që po lidhet me këtë post, andaj presidenti i Manchester United po tenton ta rikthejë legjendën e tyre në Old Trafford. /XH.K