William dhe Harry po shkelin amanetin e Dianës. Gjithë familja e shqetësuar
18 muajt e fundit thuhet se kanë qenë të ftohtë akull për Harry-n dhe William. Dy vëllezërit janë larguar shumë nga njëri-tjetri, jo vetëm se po jetojnë larg, por po mbajnë edhe distancë. Kryeredaktori i Daily Mail (edhe pse Daily Mail është në gjyq me Harry-n) ka shkruar rreth amanetit të shkelur të Dianës.
“Ajo u la amanet të mbanin fort njëri-tjetrin, të kujdeseshin vëllai për vëllanë”, shkruan Richard Kay.
Fotot e fundit me kokën mënjanë, fjalia e Harry-t: Jam shumë i shqetësuar për gruan time sepse ka qenë e stresuar dhe fjalia e William-it: Shpresoj që Harry dhe e shoqja të jenë mirë, tregojnë një farë distance. Nëse William ka komunikim me ta mund të thoshte se janë mirë, ose s`janë mirë, por jo që shpreson...
Gjithsesi kjo deklaratë e kryeredaktorit të Daily Mail që shton se e gjithë familja është e shqetësuar për marrëdhënien e vëllezërve, do ta ndezë edhe më shumë konfliktin me Harry-n.
Ky i fundit e ka hedhur në gjyq këtë media dhe disa të tjera, pasi sipas tij e kanë shqetësuar Meghan-in me lajmet e tyre dhe kanë thyer privatësinë e saj.
*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.