Tech

Whatsapp vjen me opsionin e ri/ Të gjithë e prisnim prej kohësh...

Whatsapp vjen me opsionin e ri/ Të gjithë e prisnim prej

Rrjeti social “Whatsapp” ka prezantuar së fundmi opsionin më të ri, që padyshim të gjithë me zor po e prisnim. "Revoke” (anulo), tashmë na lejon të gjithëve ne që të fshijmë mesazhin pasi e kemi dërguar.

Ky opsion po testohet në një version të IOS dhe nëse funksionon siç duhet, do të futet në çdo sistem operimi tjetër. Të gjithë ju që dëshironi të përdorni këtë opsion të ri të ëhatsapp, duhet që të klikoni tek mesazhi që doni ta fshini dhe teksa e mbani të shtypur ju shfaqen disa opsione, mes tyre edhe 'revoke'.

Ky opsion funksionon ashtu sikurse në 'Instadirect' në rrjetin social Instagram.

Sigurisht që opsioni 'revoke' funksionon para dhe pasi personi të cilit ju i keni nisur mesazhin ta ketë lezuar atë. Mesazhi i bërë 'revoke' fshihet tek të dy personat, si tek ai i cili e ka dërguar mesazhin, ashtu edhe tek personi tjetër.

whatsapp-revoke