Tech

Whatsapp paralajmëron përdoruesit: Nëse të vjen ky mesazh, mos e kliko!

Whatsapp paralajmëron përdoruesit: Nëse të vjen ky mesazh,

Përdoruesit e Whatsapp po marrin një mesazh që në fakt është virus. Ky mesazh ka qarkulluar për herë të parë në vitin 2016. Ky mesazh të njofton për një "update" që të jep mundëisnë të ruash video-call, të dërgosh 100 fotgrafi me një herë dhe të fshin mesazhet pasi t'i kesh dërguar.

Në mesazh është edhe një link ku mund të shkarkosh "update-n" . Por nëse klikon linkun të çon në një faqe interneti që të dëmton celularin.

Këstu pasi të kesh klikuar linkun të dhënat e tua nuk janë më private, kështu që mund t'ju vjedhin foto dhe të tjera informacione.

Kështu Whatsapp po paralajmëron përdoruesit që nëse marrin mesazhin si më sipër të mos klikojnë në linkun që u jepet./ E.D - Artikulli marrë nga The Sun - Linku origjinal këtu