• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Iphone Lifestyle Tech TIP top

    WhatsApp në gjurmët e Instagram e Snapchat, tani mund të postoni foto e video


    Ashtu si Snapchat dhe Instagram, Facebook-u i cili është “pronari” i WhatsApp ka njoftuar lançimin e një funksioni të ri i cili quhet “Status” dhe lejon përdoruesit të shpërndajnë video, foto e GIFS të cilat zhduken pas një dite.

    Funksioni “Status” në thelb është identik me funksionin “Stories” të lidhura me Instagramin e Snapchat-in, ku të dy këto aplikacione u lejojnë përdoruesve të shpërndajnë të reja nga përditshmëia e tyre me miqtë dhe të  afërmit duke “skaduar” pas 24 orësh.

    st1

    Me WhatsApp Status, ju mund të përdorni kamerën e aplikacionit për të shpërndarë foto ose video të lidhura me “emoji”, pjesëza teksti dhe vizatime. Mund t’i ndani ato me të gjithë kontaktet, apo me grupe të caktuara si dhe mund të përdorni opsionin i cili zgjedh kush mund t’i shohë ato.

    Kjo risi vjen në vigjilje të përvjetorit të tetë të WhatsApp dhe ka bërë më të lumtur gjithë përdoruesit e iPhone, Android apo Windows Phone.