Te gjitha Tech

WhatsApp me ndryshime. Kujdes me mesazhet Forward, ja ç’duhet të dish


WhastsApp po e bën shumë më të lehtë për të ndaluar përhapjen e Fake News, copy & paste apo viruseve përmes një versioni të ri, më saktë një përditësimi. Tashmë në pronësi të Facebook, aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve po bën përpjekje për ti dhënë fund disa problemeve në lidhje me çështjet e sigurisë në këto kohë.

Përditësimi i ri do të thotë se tani do të të vijë një njoftim nëse një mesazh që të dërguar një shok është bërë Forward. Është një risi e vogël, por do ketë një impakt të madh për të ndaluar përhapjen e Fake News. Ashtu si platformat  Facebook dhe Twitter, është e vështirë të kuptosh se cilat mesazhe janë të vërteta dhe cilat janë Fake. Por me shtimin e Forward Message, do kuptosh se të paktën ai mesazh është Copy and Paste dhe mund të mos jetë autentik./ Marrë nga The Sun, përshtatur dhe përgatitur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.