Te gjitha Tech

WhatsApp me pagesë?


WhatsApp iu ka kërkuar disa përdoruesve të paguajnë për shërbimet që ofron. Por mos u shqetësoni, do jeni në gjendje të bisedoni me miqtë pa pagesë, sepse vetëm adresat  e biznesit do të preken.

Kompanitë tashmë do paguajnë për të dërguar informacione të tilla si data, raporte etj duke paguar mes 0.5 deri në 9 cent për çdo mesazh.  Kjo do të lejojë që bizneset të fillojnë biseda me klientët ose të sigurojnë mbështetje në kohë reale. Zyrtarë të aplikacionit të sms-ve thonë se nuk do ketë më asnjë rrezik për SPAM. Strategjia shënon një epokë të re të guximshme për Facebook, që bleu WhatsAppin për 19 miliard dollarë në vitin 2014.  Ndoshta Zuckerberg ka nevojë për para që sjell ndryshime të tilla, për shkak se Facebook ka pësuar shumë rënie në fitime, më shumë se çdo periudhë tjetër, shkruan portali anglez Metro./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.