• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    WhatsApp konfirmon ndryshimin e madh që do të ndodhë


    Ka pasur spekulime nëse do të shfaqen reklamat në aplikacionin e mesazheve WhatsApp apo jo. Dhe tashmë lajmi është konfirmuar. Në konferencën vjetore të marketingut të kompanive të Mark Zuckerberg në Rotterdam të Holandës u bë me dije se duke nisur nga viti 2020 në statuset e përdoruesve do të shfaqen. Megjithatë, sipas zyrtarëve të aplikacionit, reklama do të zgjasë vetëm pak sekonda në momentin që klikojmë në story-t e kontakteve që kemi të regjistruara dhe më pas do të zhduken.

    Një tjetër hap është futja e mesazheve promocionale nga një kontakt tek tjetri në listën e chat-it, por ende nuk është zyrtarizuar. Shumë përdorues shprehin ankesa duke i konsideruar reklamat të bezdisshme e ndërsa ekspertët thonë se po u lihet një mundësi e hapur këtyre kompanive të reklamave që të vjedhin të dhëna personale./ Marrë nga BGR/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690