BotëTe gjithaTech

WhatsApp ka një ‘Boss’ të ri tani


Javën e kaluar, themeluesi i WhastApp Jan Koum njoftoi se do hiqte dorë nga drejtimi i aplikacionit të mesazheve, duke treguar se kishte nevojë të fokusohej tek disa gjëra të tjera, kryesisht makinat. E ndërsa tani është zbuluar se kush do e zërë vendin e tij, dhe sigurisht që edhe ky i riu konsiderohet si Bos.

Duke qenë se WhatsApp u ble nga gjiganti i medias sociale Facebook, zyrtarë të këtij të fundit njoftuan se vendin e tij do e zërë Chris Daniels. Ai ka një përvojë të gjatë në Facebook dhe ka drejtuar internet.org, pjesë e Facebook që ka të bëjë me shërbimet e internetit dhe atë të internetit falas, që dikur njihej si Facebook O, ku mund të lexoje vetëm sms-të dhe jo fotot.

Daniels ka qenë pjesë e Facebook për më shumë se 7 vite dhe është hera e parë që do merret direkt me WhastApp, pavarësisht se nuk mendohet të hasë në vështirësi, pasi është shumë i përgatitur.  Aktualisht kompania ka një fitim prej 19 miliard dollarësh. Mediat shkruajnë se do ketë disa ndryshime me ardhjen e Chris, por nuk ka gjasa që të ketë ndonjë skandal siç ndodhi me Facebook, me vjedhjen e të dhënave. Ndryshimet në WhastApp do njoftohen më vonë. /Tiranapost.al E.B 

 

Ke miq llafazanë në grupin e chatit? WhatsApp i ka menduar të gjitha dhe jep zgjidhjen

Miliarderi që themeloi WhatsApp-in lë postin. Thua të jetë zënë me Mark?