Te gjitha Tech

WhatsApp e gjeti një vend ku të fusë reklamat


Kanë dalë lajmet se aplikacioni i mesazheve WhatsApp do fillojë të shfaqë reklama tek ‘Status[‘. Duke folur në një event në New Delhi, zv/presidenti i aplikacionit Chris Daniels njoftoi se shërbimi do jetë një mundësi për bizneset që të afrohen më shumë me njerëzit. Por ai nuk tregoi datën e saktë se kur do shfaqen. Në WhatsApp Statusi u krijua vitin e kaluar duke u përafruar kështu me Instagram dhe Snapchat. Nga aty mund të hedhësh foto, bashkëngjitur dhe tekst dhe emoji. Por edhe duke futur video. Përditësimet dhe hedhja e materialeve qëndron aktive dhe vizibël për 24 orë, por nëse dashuron mund ta fshish edhe vetë.  Më parë u tha se WhatsApp nuk do përfshihet me bizneset dhe reklamat, por mesa duket  aplikacionit i duhet të bëjë ndryshime e të bëhet burim i më shumë fitimeve./ The Verge/ Tiranapost.al.