Te gjitha Tech

WhatsApp bëhet gold? Kujdes, ndiq këto hapa para se të bllokohet telefoni


WhatsApp në ngjyrën Gold është një aplikacion i rremë që mban virus dhe të vjedh të gjitha informacionet nëse e shkarkon. Ky është paralajmërimi që lëshohet në faqet teknologjike, ku bëhet thirrje që të mos shkarkohet, edhe në rastet kur të vjen si njoftim: Bëj update-n e ri, se WhatsApp është kthyer në Gold.  WhatsApp Gold u shfaq për herë të parë në vitin 2016 dhe mesa duket po bën sërish përpjekje për të goditur përdoruesit e internetit dhe aplikacioneve të mesazheve.

Ky njoftim që vjen në forma të ndryshme, është e kombinuar me të ashtuquajturën Martinelli, që nëse klikon në këtë emër adresa do të sulmohet dhe bllokohet, pasi përmban virus që instalohet në telefon./ Metro/ Tiranapost.al.