SPORT

Wenger: Guardiola donte të luante me Arsenalin

Arsene Wenger dha një intervistë për “BeIN Sport”, në të cilën foli për situatën aktuale në futbollin anglez dhe një nga temat që diskutoi më së shumti ishte sundimi i Manchester City në Angli këtë sezon. Kjo është arsyeja pse ai nuk hezitoi të lavdërojë Pep Guardiolën dhe stilin e tij të futbollit. “Ai ka një vizion të qartë të lojës së futbollit. Ka qëndrim pozitiv dhe filozofi, i respekton ato edhe kur nuk fiton, për shkak të ndikimit që ka në këtë lojë”, – ka pranuar tekniku i njohur francez. Wenger, gjithashtu, kujtoi një episod të jetuar me Guardiolën në të kaluarën, kur ai ishte lojtar. “Kam biseduar me të disa herë dhe Pep erdhi në shtëpinë time një herë, kur ishte lojtar, sepse donte të luante për Arsenalin”, – zbuloi ai.

Wenger ka qenë në drejtimin e Arsenalit prej më shumë se 20 vitesh dhe në këto dy dekada, Guardiola ka qenë kapiten i Barcelonës, për t’u bërë më pas një nga trajnerët referent në Europë dhe në mbarë botën. Mesfushori luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në Barcelonë, pastaj shkoi nëpër klube si Brescia, Roma, Katari Al-Ahli Doha dhe Sinaloa Dorados, i ligës meksikane. /XH.K