• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Wenger: Çdo ditë eci në këmbë 8 deri në 10 kilometra


    Nëse keni probleme me motivimin, mjafton të sillni në mendje këtë fakt dhe diçka do të ndryshojë për mirë. Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ecën 8-10 kilometra çdo ditë, edhe pse në moshën 69-vjeçare. Në një intervistë interesante me “The Guardian”, francezi ka folur për jetën që po bën, një vit pas largimit nga drejtimi i gjatë 22-vjeçar i “Topçinjve” të Londrës: “Kam lexuar shumë, merrem me sporte të ndryshme çdo ditë, kështu e mbush kohën. Eci në këmbë 8-10 km në ditë. Kam udhëtuar shumë, kam bërë shumë vëzhgime, kam qenë në mjaft konferenca për futbollin, menaxhimin, motivimin. Kjo i ka dhënë kuptim jetës sime në këtë vit larg trajningut”. 

    69-vjeçari e la Arsenalin e tij të dashur sezonin e kaluar, pasi nuk pati rezultate pozitive në vitet e fundit të drejtimit në Londrën e Veriut. Këtë tërheqje e shpjegoi kështu, asokohe: “Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve me klubin, mendoj se ishte koha e duhur për mua të largohesha. I jam mirënjohës Arsenalit, sepse kam pasur privilegjin t’i shërbej atij klubi për shumë vite të paharrueshme. E kam menaxhuar klubin me përkushtim të plotë dhe integritet”. /XH.K