Aktualitet

Washington Post për protestën e studentëve: Pse nuk e pranuan ofertën e Ramës

Washington Post për protestën e studentëve: Pse nuk e pranuan

Protestat e studentëve i kanë shkuar në vëmendje edhe medias prestigjioze Washington Post. Përmes një artikulli të publikuar në orët e fundi, media amerikane shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të Universitetit publik që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre.

Duke mbajtur protestën para ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë tetë pika për  të cilat kryeministri i sqaroi dje në një dalje Live në Facebook dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të shkojnë e të bisedojnë.

Washington Post shkruan se kërkesat e tyre janë: Përgjysmimi i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse.

Përmes një videoje live në Facebook, Rama tha se qeveria është gati për dialog, por shtoi se bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës.  Studentët u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg protestës pasi ata kanë kauzën e tyre. Ata paralajmërojnë se do mbajnë grevë nëse u plotësohen kushtet. Linku origjinal i Washington Post këtu/ Për Tiranapost.al E.B