Botë Te gjitha

Washington Post për Erdogan: Është diktator dhe duhet “nxjerrë zbuluar”


“Në Turqi nën drejtimin e presidentit Erdogan, statuset në Twitter u bë krim dhe një demokraci problematike u shndërrua në diktaturë”. Gazeta amerikane Washington karakterizon tashmë Turqinë si një “burg mjeran totalitarizmi” dhe shënon se vetëm gjatë javës së kaluar 23 gazetarë u gjykuan me burgim nga 2 deri në 7 vite, me “akuza të ngritura, qesharake, për pjesëmarrje të pretenduar në akte terroriste dhe se paskëshin postuar edhe tweets për këto”.

Artikulli bën një retrospective të sulmit të furishëm të Erdogan-it kundër çdo gjëje që në Shtyp, në qeveri, në komunitetin akademik, në drejtësi apo në sektorë të tjerë e konsideron si armiqësore. Gazeta Washington Post sjell një sekuencë nga një gjyq, i dy gazetarëve ku mes reshtash shkruan: “Avokati i dy gazetarëve, Baris Topuk tha – sipas mendimit tim, emri i organizatës për të cilën akuzohen dy gazetarët, klientë të mi, është TTO (Tweetist Terrorist Organization). Nuk ekzistojnë armë dhe bomba, vetëm artikuj dhe tweets”.

“Këto gjyqe nënvizojnë sesa larg gjendet Turqia nga Demokracitë e Perëndimit, nga të drejtat e njeriut dhe rendi ligjor. Erdogani marshon paralel me Rusinë, Kinën, Egjiptin, Kubën. Dikatura e Erdogan duhet nxjerrë zbuluar për ç’ka është dhe për ç’ka mbart. Edhe nëse veshët ai, SHBA dhe kombet e tjera duhet të reagojnë fuqishëm”, me këto fjalë e mbyll artikullin Washington Post. K.H/ tiranapost.al