• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama dhe Basha mund të jenë duke u marrë vesh me njëri-tjetrin, Meta thotë nuk është xheloz por lë të kuptojë…


    Esencë editori/ Ndërkaq Basha për herë të parë ka mbajtur deklaratë, por hapjes së negociatave edhe pse me kushte, kur në fakt edhe lajmet që vijnë nga Brukseli janë se nëse do ketë një çelje do të jetë më kushte. Fakti që Basha po flet në një sinkronizim me Edi Ramën mund të jetë një provë teorike se mund të mos jetë aq e pamundur. Dhe pse jo!

    A ka një marrëveshje Rama-Basha për integrimin, Meta thotë se nuk është xheloz dhe po lë të kuptojë se Po, ka.

    Gazetarët e kanë pyetur:

    Vumë re tone xhelozie që ka sinkronizim mes Bashës dhe Ramës për hapjen e negociatave?

    Ai është përgjigjur:

    Që unë të bëhem xheloz për Ramën këtë nuk e pranon as ai. Ju i dini kontributet e mia për Edin dhe disa diplomatëve u kam thënë “Mos ma merrni në qafë Edin”. Ne kemi dhe hallin e Edit, jo vetëm të vendit. Unë i jap dekoratë në 18 tetor vetëm që të marrë datën e hapjes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Bile do t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”. Dekoratën bëhuni gati, bile dy dekorata i takojnë edhe si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm. Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet. As Monikës, se i ka dhënë besën Lulit.

    Kjo pyetje erdhi pas deklaratës së Metës se po dëgjon lajme shumë pozitive nga të dyja palët për 18 tetorin./ Tiranapost.al

    Mediat insistojnë me Metën: A po ulen tensionet mes Presidentit dhe Ramës?

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690