Lajme nga Bota

Vuçiç tregon forcën, i përgjigjet opozitës serbe me një antimiting

Vuçiç tregon forcën, i përgjigjet opozitës serbe me

Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd në një antimiting për të treguar mbështetjen ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiç. Antimitingu erdhi si përgjigje ndaj protestave të opozitës dhe nuk munguan as fjalimet për Kosovën.

Vuçiç tha se pa mbështetjen e një numri kaq të madh të tyre, nuk do të mund të dilte para kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Vuçiq pritet që të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Berlin më 29 prill, ku do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj. Ndërkaq prej 25 deri 27 prill do të qëndrojë në Kinë për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga”. Aty do të takojë presidentin kinez dhe atë rus, Vladimir Putin.

Presidenti ser tha se nuk do të ketë dialog me Prishtinën pa u hequr tarifa ndaj mallrave serbe dhe se do të mbrojë popullin serb në Kosovë nëse do të jetë e nevojshme. Prej disa muajsh, Serbia është përfshirë në një valë protestash ku kërkohet dorëheqja e Vuçiç./Tiranapost/A.C