Lajme nga Bota

Vuçiç: Shqiptarët nuk duan marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive

Vuçiç: Shqiptarët nuk duan marrëveshje bazuar në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka akuzuar liderët politikë të Kosovës se po mbajnë peng marrëveshjen mes dy vendeve. Vuçiç ka deklaruar se mundësitë për marrëveshje me shqiptarët e Kosovës janë "shumë më të vogla sesa kanë qenë”. Sipas tij, Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane.

Zgjedhjet e reja për institucionet evropiane do të mbahen në fund të muajit maj. Presidenti serv ka folur edhe për taksën, e cila sipas tij nuk do të shfuqizohet. Ai fajëson BE-në që nuk vendos sanksione ndaj Kosovës.

"Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë", tha presidenti serb.

Ai mohoi se ekziston një plan prej 17 pikësh për ndryshimin e kufijve me Kosovën. Presidenti serb tha gjithashtu se askush nuk e dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive.

"Shqiptarët më nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë", tha Vuçiç.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës. Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve./Referuar REL/Tiranapost/A.C