• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Te gjitha

    Vuçiç sfidon opozitën me kundër-protestë! Do tregojmë sa prej nesh jemi


    Në të njëjtën kohë me opozitën shqiptarë, edhe ajo serbe u mblodh me militantët në Beograd për të protestuar, ndonëse pa dhunë siç ndodhi tek ne. Pas protestës vjen edhe reagimi i presidentit Aleksandër Vuçiç i cili i kundërpërgjigjet opozitës me një kundër-protestë.

    Ai ftoi të gjithë qytetarët që e mbështesin të dalin më 19 prill, në një tubim që do tregojë sipas tij bashkim dhe unitet. Sipas presidentit Vuçiç në këto kohë ajo që i duhet më shumë Serbisë është uniteti.

    I cituar nga Pink Tv ai tha: Do dalim me 19 prill, nuk do të fshihemi. Nuk do shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë në një vend për të treguar se sa prej nesh jemi.

    Kujtojmë se në Serbi po mbahen protesta që nga dhjetori i kaluar, protestuesit kundërshtojnë regjimin e Vuçiç për të cilin thonë se po sundon në mënyrë autokratike, si dhe po kufizon lirinë e medias. / Tiranapost.al. E.B

    Image result for Vucic protest 13 april