Aktualitet

Vuçiç për Der Standard: Frikë për dialogun me Albin Kurtin, deklaratat e tij tri herë më keq se të Haradinaj e Thaçit

Vuçiç për Der Standard: Frikë për dialogun me Albin

Në një intervistë me median gjermane Der Standard, presidenti serb Aleksandër Vuçiç flet për dialogun, fitoren e Albin Kurtit dhe ajo çfarë pritet të ndodhe në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.  Vuçiç thotë se kushti i vetëm për të rinisur dialogun me Kosovën ,është heqja e tarifës 100 % të mallrave të importuara serbe. Për Albin Kurtin, presidenti Vuçiç thotë se ka frikë se si do vijojë dialogu. Pas fitores së tij, dhe deklaratat që ka bërë së fundmi lidhur me dialogun, presidenti serb thotë se janë tre herë më keq se ato të presidentit Thaçi dhe ish kryeministrit Haradinaj.

Lexoni intervistën si më poshtë:

A keni kusht për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Vuçiç: Ekziston vetëm një kusht. Të terhiqet taksa 100% e mallrave të importuara serbe, dhe pastaj duhet të diskutojmë të gjitha çështjet pa parakushte. Por nëse dikush na thotë përpara dialogut; se nuk do diskutojmë as për territore, as për statusin autonom të Veriut të Kosovës, atëherë për çfarë do diskutojmë? Në këto rrethana nuk mund të ketë negociata.

Standard: Albin Kurti pritet të nisë punën zyrtarisht si kryeministër, ai ka të ngjarë të heqë taksën, por kërkon reciprocitet, që Serbia të njohë targat e Kosovës. Si mendoni për këtë?

Vuçiç: Albin Kurti nuk i paska lexuar marrëveshjet, Tashmë ka një marrëveshje për targat, sipas së cilës makinat me targa të Kosovës  kuhet të kenë një etikëtë pranë targës. Por nëse Kurti dëshiron të rirregullojë diçka, le të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ju e dini, ata kurrë nuk kanë qenë shtet dhe ata janë të irrituar, kështu që ata flasin për gjëra marrëzie.

Standard: A do e njohësh ndonjëherë Kosovën si shtet?

Vuçiç: Kjo është një pyetje e vështirë për ne. Por ne duam të shohim se çfarë thonë ata (domethënë negociatorët kosovarë) si dhe pse e thonë. Sigurisht që ne gjithashtu duam të dëgjojmë se çfarë ka  për të thënë BE-ja. Deri më tani, BE nuk ka paraqitur asnjë parakusht për Serbinë. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam ta dëgjojmë atë nga vetë partnerët tanë evropianë. Unë nuk mund ta përjashtoj BE-në që kërkon njohje, por deri më tani nuk kanë parashtruar gjë gjë. Ideja e tyre  është si Traktati Themelor gjermano-gjerman - pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo sigurisht që do të ishte shumë më e lehtë për Serbinë.

Standard: Nëse bëhet fjalë për njohjen e Kosovës nga Serbia, a do të bëhej kjo brenda kufijve ekzistues? Apo e përjashton atë?

Vuçiç: Unë mund t'ju them se pothuajse plotësisht e përjashtoj atë.

Standard: A do të thotë kjo se kjo do të bëhej vetëm nëse do të ketë një ndryshim të kufirit ose një shkëmbim tokash?

Vuçiç: Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sepse nuk ka shumë të ngjarë që ne ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por ne nuk mund t'i mbyllim portat për dialog. Të dy palët duhet të humbasin për një situatë të favorshme. Nuk mund të jetë marrëveshje që Kosova të marrë gjithçka, njohje, territoret dhe popullin tonë. Po ne çfarë marrim? Një anëtarësim i mundshëm në BE pas dhjetë vitesh? Dhe kush na garanton? A do të jetë një garanci si ajo e Maqedonisë së Veriut që iu premtuan se do i hapin negociatat?

Standard: Kohët e fundit pati një ndryshim me zgjedhjet e Kosovës. A do të ketë kjo ndikim në dialog?

Vuçiç: Kam frikë nga ky ndikim. Ditët e fundit, deklaratat publike të Kurtit dhe jo vetëm atij, janë tre herë më keq sesa deklaratat e Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj./ Tiranapost.al. E.B / Linku origjinal këtu.