Botë Kosova Te gjitha

Vuçiç nuk pranon “platformën e dialogut” dhe kritikon BE: Më keni mashtruar!


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar platformën për dialog të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ai hodhi akuza ndaj BE, duke thënë se është mashtruar.

tha se Serbia nuk do të pajtohet me ultimatumin që Prishtina dhe mentorët e saj perendimor e vendosën përmes platformës për dialogun (e miratuar të enjten nga Kuvendi i Kosovës).

“Bashkimi Evropian më ka mashtruar pasi kishte premtuar se ajo platformë as nuk do të jetë në rend dite të Kuvendit të Kosovës” tha Vuçiq gjatë një tubimi në Mitrovicën e Sremit, duke shtuar se Kosova dhe partnerët e saj duan të shkatërrojnë Serbinë.

Kundër platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë ka folur të premten edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. Ajo tha se miratimi i kësaj platforme nga ana e Prishtinës është goditja e fundit që i bëhet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Më herët Bashkimi Evropian vlerësoi se platforma për bisedime me Serbinë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet “pozicionin vetëm të njërës palë”.

“Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk i komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është më se e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, tha Maja Kocijançiq./Referuar REL/Tiranapost/A.C