Aktualitet

Vuçiç: Nuk pranoj marrëveshje nga e cila Serbia nuk përfiton asgjë

Vuçiç: Nuk pranoj marrëveshje nga e cila Serbia nuk

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shprehet se vendin e presin ditë të vështira në raport me Kosovën. Gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe kreu i shtetit tha se faktori ndërkombëtarë do t’i kërkojë njohjen e Kosovës, e pavarësisht kërkesës, ai do të qëndrojë stoik.

Vuçiç përsëriti se nuk do te pranoje asnjë marrëveshje nga e cila Serbia nuk përfiton asgjë.

“Do të kemi një vjeshtë të vështirë dhe një dimër të ashpër, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, veçanërisht pasi të formohet Qeveria në Kosovë. Ata do të kërkojnë që ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të arrihet. Nëse duan të arrijnë një kompromis të tillë, fillimisht duhet të më shkarkojnë mua”, tha ai.

Presidenti i Serbisë akuzoi edhe ndërkombëtarët për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Gjatë një interviste për një televizion ne Beograd, ai kërcënoi se asnjë i huaj nuk do të mund të përcaktojë politikën që Serbia ndjek për Kosovën.

Vuçiç foli edhe për caktimin e Mattheë Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ka shpresa se do të arrihet diçka, duke qenë se dërguari i ri amerikan për Ballkanin është një dhëndër serb.

Këto deklarata të presidentit vijnë pas vizitës në Uashington disa dite me pare ku sekretari amerikan i shtetit Pompeo i kërkoi Vuçiç njohjen e Kosovës. /Tiranapost.al/